Parlamenti francez miraton formimin e grupit të miqësisë Francë-Palestinë / Photo: AA

Ligjvënësit e krahut të majtë dhe krahut të qendrës në parlamentin francez kanë arritur të miratojnë themelimin e Grupit të Miqësisë Francë-Palestinë në Asamblenë Kombëtare pas disa muajsh debati.

Siç raporton ‘Le Journal du Dimanche’, vendimi që lejon formimin e grupeve të miqësisë në Asamblenë Kombëtare, i cili u mbështet nga ligjvënësit e krahut të majtë dhe krahut të qendrës pas muajsh debati, tashmë ka ndezur polemika.

Në Francë, grupet parlamentare të miqësisë formohen zakonisht kur një vend ka një parlament të njohur, është një vend anëtar i OKB-së dhe mban marrëdhënie diplomatike me Francën.

Richard Ramos, një deputet i Lëvizjes Demokratike (MoDem) dhe ithtar i nismës, e mbrojti vendimin duke e quajtur një hap drejt "ekuilibrit" në parlament.

"Është e paimagjinueshme që të ketë një grup miqësie me Izraelin pa një ekuivalent për Palestinën", tha Ramos, duke shtuar se Senati i ShBA-së tashmë ka një strukturë të ngjashme.

Lëvizja vjen mes tensioneve më të gjera politike, me udhëheqjen e grupeve të reja Francë-Palestinë dhe grupet ekzistuese Francë-Izrael ende për t'u përcaktuar.

Presidenca e këtyre grupeve do të vendoset në një takim të planifikuar për me 25 nëntor, kur grupi Francë-Izrael, aktualisht i udhëhequr nga partia e presidentit francez, Emmanuel Macron, mund të përballet me një sfidë nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë.


TRT Balkan / agjencitë