Mbështetësit e organizatës terroriste PKK mbajnë "festival" në Francë / Photo: AA Archive

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK që mbajtën të ashtuquajturin festival në qytetin Marseille të Francës, zhvilluan propagandë të organizatës duke kujtuar terroristët e neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Në protestën e mbajtur nën emërtimin e "festivalit", mbështetësit e PKK-së mbajtën copa lecka të organizatës terroriste si dhe hodhën slogane për lirimin e kreut Abdullah Öcalan.

Ministria e Jashtme e Francës nuk i ka dhënë ende përgjigje gazetarit të AA-së i cili i ka drejtuar pyetjen se përse është lejuar kjo protestë në të cilën bëhet propagandë e terrorit me leckat e organizatës, ndërkohë që PKK-ja njihet si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Franca.

Türkiye dënoi takimin e presidentit francez Emanuel Macron në vitin 2021 me të ashtuquajturit anëtarët e "Këshillit Demokratik Sirian" i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG.

TRT Balkan / agjencitë