Policia e Romës ndalon 2 tubime pro-palestineze të planifikuara për 5 tetor / Photo: AA

Policia italiane pengoi zhvillimin e dy tubimeve pro-palestineze, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin më 5 tetor në Romë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë publike, njoftuan mediat lokale të mërkurën.

Vendimi erdhi pas takimit të së martës të Komitetit të Rendit Publik dhe Sigurisë Kombëtare, i cili u kryesua nga Ministri i Brendshëm Matteo Pieantedo, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANSA.

Demonstratat në Romë ishin planifikuar dy ditë përpara përvjetorit të parë të sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit në Gaza të vitit të kaluar.

Javët e fundit, media italiane njoftoi gjithashtu se komuniteti hebre i vendit dhe disa politikanë të krahut të djathtë donin që tubimet të shtyheshin.

Demonstrata të shumta në mbështetje të Palestinës janë mbajtur në Itali që nga tetori i kaluar.

Megjithatë, mitingjet propalestineze u ndaluan më 27 janar për shkak të presionit nga komuniteti hebre pasi dita përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Pavarësisht ndalimit, mijëra njerëz u mblodhën në Romë dhe protestuan kundër ndalimit të demonstratave dhe sulmeve të Izraelit në Gaza.

AA