Fitimi i një ylli Michelin, një sistem global vlerësimi i restoranteve, është qëllimi i shumë restoranteve në botë që nga dhënia e yjeve të parë në vitin 1926.
Secilit rajon i caktohen inspektorë të cilët janë përgjegjës për kërkimin e restoranteve. Inspektorët e Michelin Guide udhëtojnë dhe shijojnë një mori vaktesh në vit dhe i dokumentojnë këto përvoja në detaje në raportet e tyre.
Në fund, inspektorët i vendosin vlerësimet e tyre në Udhëzuesin Michelin, i cili ofron komente për restorantet në përmbledhje të shkurtra, simbole dhe yje të mirënjohura Michelin për të ofruar rekomandimet më të mira për gastronomët në mbarë botën.
Ka kategori të ndryshme vlerësimi për restorantet. Në varësi të vlerësimit, inspektorët mund t’i japin restorantit “yjet Michelin” që është grada më e lartë.
Restorantet mund të marrin deri në 3 yje për cilësinë e ushqimit të tyre bazuar në kritere shkencore. Çdo yll ka një kuptim:
1 yll Michelin: Një restorant shumë i mirë me ushqim të shkëlqyeshëm dhe ia vlen të ndalemi aty.
2 yje Michelin: Gatim i shkëlqyeshëm dhe ia vlen të ndalemi aty.
3 yje Michelin: Kuzhinë e jashtëzakonshme që ia vlen një udhëtim i veçantë.
Që nga viti 1997, inspektorët e Michelin i kanë vlerësuar restorantet edhe me “Bib Gourmand” që do të thotë një vakt cilësor me një çmim të përballueshëm.
Sipas inspektorëve të Michelin-it, çdo restorant mund të rekomandohet nga Udhëzuesi Michelin në kategori të ndryshme për sa kohë që ushqimi i tij është i cilësisë së lartë.
Përzgjedhja e parë e udhëzuesit Michelin në Ballkanin Perëndimor u bë në vitin 2021
Edhe pse Serbia, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po bëhen destinacione të dëshirueshme për shkak të kulturës së tyre ushqimore të përballueshme, të freskët dhe cilësore, këto vende ende nuk i janë bashkuar familjes së yjeve Michelin. Vetëm Serbia ka disa rekomandime nga inspektorët e Michelin-it.
Beogradi bëhet një destinacion i rekomanduar nga Michelin-i për përvojat e tij të pasura dhe të larmishme të ngrënies. Në vitin 2021, inspektorët e Michelin-it vlerësuan disa restorante në Beograd bazuar në kriteret botërore të udhëzuesit Michelin.
Slobodan Stefanoviq, shef i njohur televiziv në Serbi, thotë për TRT Balkan se historia e një kombi është e rëndësishme.
“Historia ndikon në kuzhinën kombëtare. Pra, Serbia mund të jetë shumë krenare për kuzhinën e saj kombëtare, sepse ne kemi shumë për të ofruar me gatimet tona të pasura”, tha Stefanoviq.
Sipas vlerësimit, 14 restorante duke përfshirë shumë të njohurat “Salon 1905, Bela Reka, Gusti, Magellan, Homa, The Square” janë rekomanduar nga udhëzuesi Michelin.
Njëri prej tyre “Iva New Balkan Cuisine Restaurant” u nderua me etiketën ‘Bib Gourmand’.
Me përfshirjen e Beogradit në Udhëzuesin Michelin, disa shefa të kuzhinës besojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti do të jenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për sa i përket kulturës së tyre të ngrënies.
Fundim Gjepali, shefi i njohur kuzhine në Shqipëri dhe Itali, thotë për TRT Balkan se rajoni tashmë është gati për vlerësimet e Michelinit.
“Disa vite më parë, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishin gati për udhëzuesin Michelin yjet e tyre, për arsye ekonomike dhe politike, por tani ka shumë restorante të mira në rajon në pritje të vlerësimit dhe yjeve të Michelin-it”, tha Gjepali.
Larg BE-së, larg yjeve Michelin
Shumë kritikë thonë se përzgjedhjet e udhëzuesit Michelin ishin kryesisht eurocentrike dhe japoneze. Kjo është arsyeja pse udhëzuesi Michelin njihet vonë me vendet e vogla të Ballkanit që nuk janë anëtare të BE-së dhe që kanë një kuzhinë ndryshe.
Slobodan Stefanoviq thotë “Nuk e di pse inspektorët e Michelin-it nuk erdhën në Serbi para vitit 2021. Megjithatë, mendoj se kjo është për faktin se Serbia nuk është në BE. Të qenët anëtar i BE-së i bën gjërat më të lehta, por gjërat po ndryshojnë".
Kostot e rritura
Kur inspektorët e udhëzuesit Michelin vizitojnë një restorant, ata nuk marrin parasysh vetëm ushqimin. Ata marrin në konsideratë edhe shërbimin, ambientin dhe përvojën e përgjithshme. Kjo është disi e kushtueshme për restorantet.
Fundim Gjepali thotë se “Përgatitja për një yll Michelin do të thotë rritje e kostove të përgjithshme të një restoranti. Jo të gjithë mund t’i përballojnë këto shpenzime. Megjithatë, besoj se restorantet shqiptare janë gati ta përballojnë këtë kosto".
Prishja e së mirës
Shefat e kuzhinës me një motivim çmimi provojnë receta të reja dhe koncepte të reja. Sidoqoftë, kjo prish disi origjinalitetin dhe cilësinë e kuzhinës.
Slobodan Stefanoviq thotë se çmimi i yllit të Michelin-it është një lloj presioni për restorantet që të ndryshojnë gjithmonë diçka në mënyrë që të kenë gjithmonë diçka të re dhe diçka më të mirë.
“Në këtë mënyrë ata mund të prishin diçka që tashmë është mjaft e mirë. Nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë, sepse ushqimi ballkanik është thesari kombëtar”, tha Stefanoviq.
Përfitimet e një ylli Michelin për Ballkanin Perëndimor
Gjatë të gjitha viteve, yjet e Michelin-it kanë qenë një simbol i suksesit në botën e kuzhinës. Të kesh titullin “Michelin Starred” pranë emrit është një arritje e madhe veçanërisht për shefat e kuzhinës. Ylli i Michelin-it nënkupton që si kuzhinieri, ashtu edhe restoranti janë vlerësuar dhe konsideruar si më të mirët nga më të mirët.
Fundim Gjepali thotë: “Uroj të kem një yll Michelin, është ëndrra ime për ta arritur atë!”
Promovimi i vendit
Vendet e Ballkanit kanë ndikuar në botë për shekuj me historinë, kulturën dhe identitetin e tyre ndërkulturor. Ato kanë një traditë historike të kuzhinës. Pra, nëse vendet bëjnë hapa të mëdhenj në akreditimin e Michelin-it, ato mund të gëzojnë sukses më të madh në promovimin e vendit dhe ringjalljen ekonomike.
Slobodan Stefanoviq thotë: “Falë yllit të Michelin-it, njerëzit në mbarë botën do të dinë për kuzhinën e vendit tuaj. Ata do të dinë jo vetëm për ushqimin tuaj, por edhe për zakonet tuaja, mikpritjen, kulturën, të gjitha gjërat e tjera që vendi ofron për të huajt".
Gjithashtu, ai shton se “ylli i Michelin-it do të mbështesë bizneset dhe restorantet lokale dhe do t’i hapë ato në botë.”
Destinacion për turistët
Ylli i njohur ndërkombëtarisht i Michelin-it mat standardin e kuzhinës së një destinacioni turistik. Pra, restorantet me yje Michelin janë një atraksion i fortë për turistët e huaj.
Slobodan Stefanoviq thotë se avantazhi kryesor për të pasur yje Michelin është se mund të tërheqni shumë njerëz në restorantin tuaj.
“Turistët e kuzhinës në gjithë botën dhe njerëzit vendas do të vijnë për t’i konsumuar ushqimet tuaja”, thotë Stefanoviq.
Kontribut për unikalitet
Mënyra e rëndësishme për të tërhequr vëmendjen e një inspektori Michelin është të krijoni pjata unike që mund të gjenden vetëm në restorantin tuaj. Duke pasur parasysh faktin se kontribuon në krijimtarinë e klasit botëror, ai u ndihmon kuzhinierëve të zhvillojnë kreativitetin e tyre.
Fundim Gjepali thotë “Jam i sigurt se ylli i Michelin-it do të konsolidojë kuzhinën ballkanike dhe do ta modernizojë atë. Kjo do ta bëjë të njohur kuzhinën ballkanike në opinionin e përgjithshëm. Do të ndikojë që të rinjtë të jenë unikë dhe të mos jenë kopje e kuzhinës perëndimore.”