Më pak reshje në Greqi për shkak të ndryshimeve klimatike kanë bërë që autoritetet në Athinë t'u kërkojnë banorëve të mos e shpërdorojnë ujin, pasi mungesa e gjësë më të rëndësishëm vazhdon të godasë rëndë kryeqytetin.
Mediat lokale raportuan të martën se Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Athinës (EYDAP) lëshoi një deklaratë duke u kërkuar banorëve të mos e shpërdorojnë ujin.
Megjithatë, rezervuarët e ujit në të gjithë Athinën janë aktivizuar për të mbështetur furnizimin me ujë të qytetit, tha drejtori menaxhues i EYDAP Haris Sahinis për agjencinë shtetërore të lajmeve AMNA.
Ai tha se rënia e ndjeshme e reshjeve shkaktoi uljen e nivelit të ujit në rezervuarë, duke paralajmëruar se "situata do të përkeqësohej nëse nuk shohim shi dhe borë të mjaftueshme këtë dimër".
Në skenarin fatkeq që thatësira vazhdon në vitin e ardhshëm për shkak të ndryshimeve klimatike, Ministria e Mjedisit dhe Energjisë po punon tashmë për të gjetur zgjidhje alternative bazuar në kostot më të ulëta ekonomike dhe mjedisore, duke përfshirë ndërtimin e rezervuarëve të rinj.