Për 7 vjet zjarret në Athinë shkatërruan 37 për qind të sipërfaqes pyjore / Photo: Reuters

Në shtatë vitet e fundit, zjarret kanë shkatërruar më shumë se një të tretën e sipërfaqes pyjore në rajonin grek të Atikës, që përfshin kryeqytetin e Athinës dhe qytetin port fqinj të Pireut.

Sipas të dhënave nga Copernicus, programi i vëzhgimit të tokës nga Bashkimi Evropian (BE), trembëdhjetë zjarre të mëdha pyjore nga viti 2017 deri në gusht të këtij viti dogjën rreth 37 për qind të sipërfaqes pyjore në rajonin e Atikës.

Gjatë asaj periudhe, zjarret pyjore dogjën një sipërfaqe prej gati 173.000 hektarësh nga sipërfaqja e përgjithshme e rajonit, që është rreth 617.763 hektarë.

Zjarri që shpërtheu në verilindje të Athinës të dielën shkatërroi një sipërfaqe prej rreth 23.700 hektarësh mesditën e së martës.

Zjarrfikësit grekë njoftuan mëngjesin e sotëm se nuk ka më zjarre aktive në zonën e gjerë të Athinës, por autoritetet janë ende në gatishmëri.

Disa vende dërguan ndihma. Erërat qetësuese dhe përpjekjet e shërbimeve të shpëtimit kontribuan në vënien nën kontroll të zjarrit.

Më shumë se 700 zjarrfikës me 199 automjete dhe 35 helikopterë dhe avionë luftuan me zjarrin, i cili shpërtheu rreth 35 kilometra në veri të Athinës të dielën.

Të hënën, ajo po digjej në 40 vende të ndryshme. Për shkak të erërave të stuhishme dhe temperaturave të larta të ditës ende ekziston rreziku nga zjarret.

Si pasojë e zjarreve një grua humbi jetënm, dhjetëra njerëz, përfshirë zjarrfikës, u plagosën. Po ashtu, mijëra banorë lokalë u evakuuan.


TRT Balkan / agjencitë