Greqia u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Liban për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Greqisë në rrjetet sociale, thuhet se përveç rasteve emergjente vizitat në Liban duhet të shmangen dhe qytetarëve grekë u bëhet thirrje që të largohen nga ky vend.
"Thirrja jonë që nga tetori 2023 e deri më tani për shmangien e vizitave në Izrael, territoret palestineze dhe Iran vetëm me përjashtim të rasteve ku është e detyrueshme mbetet e vlefshme", thuhet në deklaratë.
TRT Balkan / agjencitë