Kompania ajrore greke Aegean zgjat pezullimin e fluturimeve në Tel Aviv / Photo: AA

Kompania ajrore e Greqisë, Aegean, lajmëroi se fluturimet e saj drejt Tel Avivit janë anuluar deri më 8 gusht për arsye sigurie.

Në deklaratën e kompanisë lëshuar për çështje informimi, thuhet se data e pezullimit të fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv është zgjatur për shkak të përshkallëzimeve të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në këtë kuadër raportohet se për çështje sigurie vendimi i njoftuar më parë për pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt Tel Avivit deri më 6 gusht, është shtyrë deri më 8 gusht.

Vendimi për pezullimin e fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar Rafic Hariri në Bejrut vazhdon deri më 8 gusht, thuhet në deklaratë, ku bëhet e ditur se edhe të gjitha fluturimet drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretëreshës Alia në Aman janë pezulluar gjithashtu deri në të njëjtën datë.

Nërkaq, sipas kompanisë pasagjerët të cilëve u janë anuluar fluturimet mund të rezervojnë sërish ose të kërkojnë rikthimin e parave.

AA