Të paktën tre emigrantë vdiqën në një varkë të përmbysur pranë ishullit grek të Samos, raportuan mediat lokale të hënën.
Ata vdiqën kur një gomone me rreth 33 emigrantë u fundos në gjirin jugperëndimor Agios Isodoros të ishullit, sipas transmetuesit publik ERT.
Pesë prej tyre arritën në breg dhe një operacion i gjerë kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur 25 emigrantët e zhdukur, sipas ERT-së.
Transmetuesi publik grek tha se në zonë kishte erëra të forta.
AA