Kroaci: Të hyrat nga turizmi më të larta se në 2023 / Photo: Reuters

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq në seancën e Qeverisë të enjten tha se sezoni turistik po ecën në përputhje me pritjet, se nga fillimi i vitit janë rritur ardhjet dhe qëndrimet e turistëve dhe se falë kësaj të ardhurat nga turizmi do të jenë më të larta se vitin e kaluar.

Plenkoviq në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se nga fillimi i vitit janë regjistruar 15,3 milionë ardhje turistësh dhe 79,3 milionë fjetje, që është 3 për qind më shumë ardhje dhe 1 për qind më shumë fjetje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Parasezona ishte rekord dhe pritet një passezon i madh, ndaj besojmë se të ardhurat nga turizmi do të jenë më të larta se vitin e kaluar, tha kryeministri kroat.

Ai paralajmëroi ribalancin e buxhetit dhe vazhdimin e menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike. Kjo gjendje, siç tha ai, deri më tani i ka dhënë Kroacisë një kredibilitet jashtëzakonisht të lartë ndërkombëtar dhe ka ndikuar në vlerësimin e saj të kreditit, i cili është më i larti sipas të tre agjencive botërore të vlerësimit.

Në pjesën hyrëse të seancës së Qeverisë, kryeministri tha gjithashtu se janë duke u konsultuar për një paketë të re masash për luftimin e krizës energjetike dhe se me rastin e miratimit të saj do të kujdeset për kontekstin evropian, i cili është i tillë që masat po pakësohen. Ai theksoi se, do t'i qaset në atë mënyrë që do t'i respektojë rrethanat e ndryshuara, pasi që masat aktuale janë praktikisht dy vjet e gjysmë në fuqi.

TRT Balkan / agjencitë