Zjarrfikësit kroatë janë gati për sezonin e sivjetshëm të zjarreve, kanë 226 kamera në terren, do të pranojnë 78 automjete të reja për zjarret në pyje, 34 cisterna, 149 kamionçinë dhe 10.250 komplete pajisje për zjarret në pyje, njoftoi të martën në një konferencë për shtyp Shefi i Zjarrfikësve të Kroacisë Slavko Tucakoviq.
Ai bëri të ditur se këtë vit do të vendosen 82 kamera në 41 vende, kështu që do të vendosen më shumë se 226 kamera në gjithë vendin, përmes të cilave do të monitorojnë situatën në terren dhe do të mund të reagojnë në kohën e duhur. Vendosja e cisternave të zjarrfikësve duhet të ndihmojë gjithashtu në gatishmërinë operacionale dhe lëvizshmërinë e sistemit të shuarjes së zjarrit.
"Vera po vjen, turistët janë këtu, i gjithë sistemi është gati për sezonin. Ky është sezoni im i 13-të që kam menaxhuar dhe tani sistemi dhe sinergjia e të gjithë pjesëmarrësve është ngritur në një nivel më të lartë. Për të shkurtuar kohën e ndërhyrjes, këtë vit do të monitorojmë impiantet e erës dhe për herë të parë termocentralet diellore”, tha Tucakoviq.
Kontrata për blerjet e 78 automjeteve të reja për zjarret në pyje janë nënshkruar dhe kanë kaluar tenderin në të cilin kanë marrë 31 milionë euro, nga i cili do të blehen 149 kamioçinë, 34 cisterna të zjarrfikëseve dhe 10.250 komplete pajisje për zjarrfikësit për shuarjen e zjarreve në pyje.
Të gjitha forcat zjarrfikëse janë aktivizuar për këtë sezon zjarrfikës - deri në 5.000 zjarrfikës nga JVP dhe DVD, dhe ndihma e 92 zjarrfikësve shtesë në dislokime të rregullta nga kontinenti në bregdet.
Gjithashtu, në zonën bregdetare do të sillen si masë parandaluese 27 makina zjarrfikëse, nga stoqet do të vendosen 20 automjete dhe kanë gati pesë kanardë, gjashtë air tractore, një helikopter, varka të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një mjet ajror pa pilot që do të aktivizohet aty ku kamerat nuk mbulojnë fushën.
“Është bërë përgatitje shtesë dhe duhet theksuar pjesa parandaluese, shumë kujdes dhe sjellje e mirë. Mos ndizni zjarr në asnjë rrethanë dhe nëse bie zjarr duhet menjëherë të telefononi zjarrfikësin”, ka shtuar Tucakoviq dhe konfirmoi se kompensimi për zjarrfikësit sezonalë u ngrit në 660 euro.