Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë njoftoi se avioni MIG-21 është rrëzuar gjatë fluturimit në aktivitet stërvitor. Avioni u rrëzua në hapësirë të pabanuar gjatë një fluturimi stërvitor, është rrëzuar avioni MIG-21 në një zonë pyjore të pabanuar në qarkun Virovitica-Podravine.
“Avioni i aviacionit kroat MIG-21, gjatë aktiviteteve të planifikuara stërvitore, u rrëzua të martën më 6 dhjetor para orës 14 në zonën e Sllatinës në qarkun Virovitica-Podravine. Janë marrë të gjitha masat dhe veprimet për gjetjen dhe shpëtimin e ekipazhit”, thonë nga Ministria kroate e Mbrojtjes.
Sipas raportimeve, me njërin nga dy pilotët tashmë e avionit MIG-21 tashmë është vendosur kontakt, ndërsa piloti tjetër po kërkohet në zonën e rrëzimit.
TRT Balkan / agjencitë