Burrat e martuar dhe të diplomuar jetojnë më gjatë

Burrat e martuar dhe të diplomuar jetojnë më gjatë

Hulumtimi është kryer nga shkencëtar danezë në 199 shtete
Të dhënat e hulumtimit nga shkencëtarë danezë janë publikuar në revistën "BMJ Open".     Foto:AA

Meshkujt e martuar dhe të diplomuar në universitete kanë mundësi të jetojnë më gjatë, thotë një hulutim i realizuar nga shkencëtar danezë dhe i publikuar në revistën "BMJ Open".

Sipas shkencëtarëve danezë, edhe pse burrat kanë një jetëgjatësi më të ulët se gratë, ata mund të kenë "një shans për të jetuar më gjatë se gratë".

"Meshkujt e martuar ose që posedojnë diplomë universitare kanë një prirje të jetojnë më gjatë se gratë që janë beqare ose nuk kanë një diplomë të shkollës së mesme", vlerësuan ekspertët.

Në hulumtimin rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën "BMJ Open", janë analizuar të dhënat e mbledhura mes viteve 1751-2020 mbi jetëgjatësinë e burrave dhe grave në 199 shtete në të gjitha kontinentet.

Hulumtimi zbuloi se mundësia e burrave për të jetuar më gjatë se gratë në vendet e zhvilluara ka rënë deri në vitet e 1970-ta, shifër e cila gradualisht u rrit në të gjitha popullatat në vitet në vijim.

Më tej u theksua se ndryshimet e tjera të sjelljes si pirja e duhanit dhe përdorimi i alkoolit ishin efektive në rritjen dhe uljen e ndryshimeve në jetëgjatësinë mesatare.

U zbulua se në të gjitha popullatat e studiuara që nga viti 1751, burrat kishin mes 25 dhe 50 për qind më shumë gjasa të jetojnë më gjatë se gratë në pothuajse të gjitha vitet.


AA