Në Belcastro të Italisë, është nxjerrë një dekret që ndalon banorët të sëmuren rëndë.
Siç raporton BBC News, në fshatin Belcastro, me 1.200 banorë, i cili është 45 kilometra larg spitalit më të afërt, banorët janë udhëzuar nga administrata që të shmangin sëmundjet.
Urdhëresa thotë se njerëzve që jetojnë në Belcastro u kërkohet të shmangin kontaktin me ndonjë sëmundjeje që mund të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Fshatarëve iu kërkua "të mos përfshiheshin në sjellje potencialisht të dëmshme dhe të shmangnin aksidentet shtëpiake, të mos dilnin shpesh nga shtëpia, të mos udhëtonin ose të luanin sport, por në vend të kësaj të pushonin shumicën e kohës".
Kryebashkiaku Antonio Torchia deklaroi se ky dekret është miratuar për t'i evidentuar mangësitë në sistemin shëndetësor.
Torchia tha se masa ishte "pa dyshim një provokim humoristik", por se kishte një efekt më të madh sesa njoftimet e urgjencës që ai u dërgoi autoriteteve rajonale për të nxjerrë në pah mangësitë e sistemit shëndetësor vendas.
Duke theksuar se më shumë se gjysma e popullsisë së fshatit është mbi 65 vjeç, Torchia nënvizoi se urgjenca më e afërt është më shumë se 45 kilometra larg.
Ai shtoi se rrugët për në spital “paraqesin më shumë rrezik se çdo sëmundje”.