Futbollisti i njohur Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde jo vetëm brenda fushës së gjelbër, por edhe jashtë saj.
Postimi i fundit i Lionel Messit në Instagram me Kupën e Botës është bërë më i pëlqyeri sa u përket postimeve të personaliteteve nga fusha e sportit dhe jo vetëm kaq.
Ai madje ka thyer rekordin e postimit më të pëlqyer në historinë e Instagramit në përgjithësi.
Numri magjik është 56.210.159 pëlqime që mori një foto me një vezë në fillim të vitit 2019!
“Rekordi botëror i vezëve”, siç është titulli i faqes që ka postuar këtë foto, siç shpjegojnë krijuesit e saj në postimin e tyre “është bërë për të thyer rekordin e pëlqimeve më të shumënumërta në Instagram që Kylie Jenner ka me 18 milionë”.
Kështu, veza e famshme mori tri herë më shumë pëlqime se modelja e njohur.
Një përpjkekje tjetër për të kaluar vezën e famshme në pëlqime ishte ajo e Louis Vuitton që pagoi me miliona euro reklamë që t'i bashkojë dy rivalët e futbollit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, në një foto të përbashkët duke luajtur shah.
Por, as kjo foto nuk shkoi më lartë se 44 milionë pëlqime.
Pa kaluar një ditë e plotë nga postimi i tij, Messi ka arritur të marrë gjithsej 59.485.572 pëlqime.