Numri i italianëve të moshës mbi 90-vjeç pritet të arrijë në 1 milion në tri vitet e ardhshme.
Duke cituar "Italia Longevan", shoqatën kombëtare për plakjen dhe jetëgjatësinë aktive të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë, agjencia shtetërore e lajmeve ANSA tha se një e treta e popullsisë së vendit do të jetë mbi 65-vjeç, vetëm dhe në rrezik izolimi.
Situata krijon një nevojë të jashtëzakonshme për kujdes në shtëpi, me rreth 6 milionë të moshuar që pritet të jetojnë të vetëm dhe në rrezik të izolimit në 20 vitet e ardhshme, shtoi ajo.
Aktualisht, 64 për qind e personave me demencë, ndër shkaqet e para të humbjes së autonomisë tek të moshuarit, nuk marrin kujdes në një institucion social-shëndetësor, duke krijuar barrë shumë të fortë për familjet, ka thënë shoqata.
"Plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundjeve të lidhura me të, përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe demencën, kërkojnë që ne të forcojmë dhe zgjerojmë shërbimet e kujdesit në shtëpi", shtoi ajo.