Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Ambasadorin Ilhan Saygılı.
Siç njofton MPJD-ja, Ahmeti dhe Saygılı diskutuan mbi thellimin e raporteve të shkëlqyera midis Kosovës dhe Türkiyes, me theks të veçantë në organizimin e konsultimeve të dyta politike gjatë këtij viti, bashkëpunimin në fushën e sigurisë e mbrojtjes dhe procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare. Përveç kësaj, në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe zhvillimet e fundit në rajon. Drejtori Saygılı u shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë, duke theksuar se Türkiye do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me të gjitha kapacitetet e saj. Ndërkaq, zëvendësministri Ahmeti e falënderoi Drejtorin Saygılı për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm të Republikës së Türkiyes me Republikën e Kosovës.