Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi aktvendimin për dënim të Hysni Gucatit dhe Nesim Haradinajt, nën akuzën për pengim përmes kërcënimit ndaj personave zyrtarë në kryerjen e detyrave. Gucatit dhe Haradinajt megjithatë u zbutet dënimi duke u hequr nga 3 muaj. Kryetarja e turpit gjykues, Michele Picard ka lexuar vendimin:
“Lë në fuqi me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos verdiktin e fajësisë së zotit Gucati dhe Haradinaj për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë sipas pikës 1 të akuzës. Anulon vendimin e njësuar prej 4 vjet e gjysmë burgim për zotin Gucati dhe zotin Haradinaj dhe cakton, me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos, një dënim të njësuar me 4 vjet e tre muaj burgim për zotin Gucati dhe 4 vjet e tre muaj për zotin Haradinaj, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim”, tha gjykatësja Picard.
Gucati dhe Haradinaj mbesin në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e tyre.