Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme, tha Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në takim me emisarin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, që i zhvillua në Prishtinë.
Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, Zëvendëskryeministri Bislimi në takimin e me emisari e BE-së, Lajçak theksoi se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme.
“Ai nënvizoi se Qeveria së Republikës së Kosovës në vazhdimësi është angazhuar si palë konstruktive në dialog. Si e tillë ajo mbetet e përkushtuar për zbatim të plotë e të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit dhe e bindur që nënshkrimi i saj është garanca e duhur dhe nevojshme për zbatimin e plotë nga Serbia dhe llogaridhënien për shkeljet e vazhdueshme prej saj”, thotë Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, sipas Qeveris së Kosovës, në këtë takim u disktua edhe për dakordimin dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve.