Borrell: Autorët e dhunës në Kosovë duhet të japin llogari / Foto: AA

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se dhuna në veri të Kosovës duhet dënuar dhe autorët e saj duhet të japin llogari.

Komentet e shefit të diplomacisë së BE-së erdhën para fillimit të Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbledh së bashku krerët e vendeve evropiane në kontinent dhe krerët e institucioneve të BE-së në Bulboaca, Moldavi.

“Duhet të insistojmë se dhuna nuk është mënyra e duhur”, tha Borrell, duke kujtuar se dje është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe pret të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Të gjithë duhet të përpiqen të shmangin çdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, shtoi Borrell.

Ai gjithashtu theksoi se stabiliteti, lidhshmëria dhe siguria janë tri fjalët kyç të samitit nga pikëpamja e ndërtimit të një kornize të përbashkët politike për BE-në.

AA