Ushtarët e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) nga radhët e Republikës së Türkiye-s, kanë kryer një patrullë të pavarur në pjesën lindore të Kosovës ditën e djeshme.
Patrullimi i Forcave të Armatosura Turke është kryer në këmbë përgjatë zonës së tyre të operacionit në Kosovën lindore me qëllim të ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe garantues për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë siç është e mandatuar edhe me Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Kryerja e patrullimeve të tilla është kyçe drejt sigurimit të zhvillimit të vazhdueshëm të një Kosove stabile dhe paqësore në terren dhe mundëson dialogun e nevojshëm ndërmjet BE-së, NATO-s dhe partnerëve kyç në rajon”, njofton KFOR-i.
Aktualisht, KFOR-i në Kosovë ka rreth 3 mijë trupa, nga 27 shtete, përfshirë vendet anëtare të NATO-s dhe partnerë të tjerë.
11 Gus 2022
KFOR-i turk patrullon në lindje të Kosovës
Sipas KFOR-it turk patrullimi i tillë siguron zhvillim të vazhdueshëm të një Kosove stabile dhe paqësore në terren
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.