Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjenerali Özkan Ulutaş, është takuar me personelin e KFOR-it nga Kontigjenti Turk të caktuar në Batalionin Rezervë Operacional përgjatë vijës kufitare administrative.
Siç njofton KFOR-i, njësitë e Batalionit Rezervë Operacional kryejnë patrulla të rregullta të montuara dhe të çmontuara në zonë për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999 - për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i në Kosovë është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.