Kosova aksion në Mitrovicë të Veriut, dyshon për falsifikim të dokumenteve                  Foto: AA

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka nisur një aksion duke mbyllur një objekt të "strukturave paralele serbe" në Mitrovicën e Veriut.

Mediat lokale njoftojnë se aksioni po realizohet në objektin që dyshohet se operonte si zyrë tatimore e Ministrisë së Financave të Serbisë, duke shtuar se dyshimet janë se në këtë objekt janë kryer veprimtari të kundërligjshme, si falsifikim i dokumenteve.

Sipas mediave lokale, zyrtarë të policisë kanë marrë deklaratë prej një personi të punësuar në këtë institucion, ndërsa në terren të pranishëm ishin edhe anëtarë të EULEX-it.

Zyrtarë policorë për mediat lokale kanë deklaruar se nuk ka të arrestuar, ndërsa objekti do të qëndrojë i mbyllur deri në një verifikim të plotë të fakteve.

TRT Balkan / agjencitë