Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe       Foto: AA

Sipas një njoftimi të bërë nga Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli në rrugën Kralj Petri në Zveçan, njësi të policisë kanë gjetur armë dhe municione të fshehura në tri kova plastike të gruposura në tokë.

Gjetjet përfshijnë uniforma ushtarake, dy pushkë automatike AK-47, katër granata M75, mbi 300 fishekë, karikatorë, jelekë ballistikë dhe çanta ushtarake.

Këto armë dhe municione dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska në veriun e Kosovës, që vitin e kaluar përfundoi me vdekjen e katër personave.

Gjatë operacioneve dhe kontrolleve të zhvilluara në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit, janë gjetur një numër i madh armësh dhe municionesh.

TRT Balkan / agjencitë