Kosovë: Mehaj takon ambasadorin turk, flitet për trajnimin e FSK-së / Foto: AA

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı.

Siç njoftoi Mehaj në rrjetet sociale, në takim me ambasadorin turk kanë trajtuar çështje të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Mehaj bëri të ditur se në bisedë me ambasadorin Angılı kanë trajtuar "me theks të veçantë bashkëpunimin në fushën e arsimimit të kuadrove të reja dhe trajnimeve ushtarake".

"Në vazhdimësi Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet në aspektin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në këtë aspekt pa dyshim rol të rëndësishëm kanë partnerët tanë strategjikë, në mesin e të cilëve edhe Türkiye", theksoi Mehaj.

AA