Seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e Banjskë është shtyrë për datën 9 tetor 2024. Ky vendim i trupit Gjykatës Themelore në Prishtinë erdhi pas kërkesës nga pala mbrojtëse që kjo seancë të shtyhet për shkak se nuk kanë pasur kohë për përgatitje me arsyetimin e afatit të shkurtër kohor pas pranimit të aktakuzës.
Sipas tyre edhe të akuzuarit aktakuzën nuk e kanë pranuar në gjuhën serbe.
Kjo kërkesë e mbrojtjes u kundërshtua nga Prokurori i Specializuar i Kosovës, Naim Abazi, i cili e konsideroi si të paarsyeshme këtë kërkesë.
E më pas kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti. tha se për përgatitje efikase nga ana e mbrojtjes shtyhet kjo seancë. Prokuroria Speciale e Kosovës në fillim të shtatorit ngriti aktakuzë ndaj 45 personave në rastin e sulmit të armatosur që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.
Në mesin e personave që është ngritur aktakuzë është edhe Millan Radoiçiqi.
Në sallën e gjyqit të pranishëm sot ishin vetëm tre prej të akuzuarve Dushan Maksimoviq, Vlladimir Toliq dhe Bllagoje Spasojeviq, të cilët nga shtatori i vitit të kaluar janë në paraburgim.
Ndërsa, 42 të akuzuarit tjerë janë në arrati dhe ndaj tyre pritet që gjykimi të ndodh në mungesë.
Krahas veprës penale për sulm terrorist të akuzuarit ngarkohen edhe me veprat penale sulm kundër rendit kushtetues e shpërlarje parash.
Në natën e 24 shtatorit të vitit të kaluar grupi terrorist në krye me Millan Radojçiq kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës ku i vdekur mbet rreshteri, Afrim Bunjaku, e të plagosën mbetën disa të tjerë.