Kosovë, ‘Thurja e urave përmes shijes’ së kuzhinës turke të Gaziantepit / Photo: AA

Në qytetin e Prizrenit u organizua një aktivitet me shijet lokale të kuzhinës turke të Gaziantepit.

Aktiviteti "Thurja e urave përmes shijeve” - Takimi i kulturave në Gastrodiplomaci, organizuar nga Instituti Yunus Emre (YEE) dhe Fakulteti i Turizmit i Universitetit të Gaziantepit, u mbajt dje në sheshin historik Shatërvan, në qendër të Prizrenit.

Pjesëmarrësve u shërbyen ushqimet lokale të Gaziantepit, bejran, katmer, bakllava, fistik, çigkofte, si dhe kafe dhe llokum turk.

Shijet unike të Gaziantepit, nën mbrojtjen e UNESCO-s, u prezantuan edhe nga anëtarët e Fakultetit të Departamentit të Gastronomisë dhe Arteve Kulinare të Universitetit të Gaziantepit.

Koordinatori i YEE-së në Kosovë, Ramazan Yılmaz, tha për Anadolu se me eventin që organizuan synonin t'u prezantonin kosovarëve shijet e veçanta të kuzhinës së Gaziantepit.

Yılmaz tha se ditën e nesërme do të organizohet i njëjti event edhe në Prishtinë.

“Është një kuzhinë shumë e veçantë, shumë e rëndësishme. Mendojmë se do të tërheqë shumë vëmendje këtu. Si rezultat i një pune të rëndësishme, kemi arritur deri këtu. Ne synojmë ta vazhdojmë këtë më tutje”, tha ai.

Dekani i Fakultetit të Turizmit të Universitetit të Gaziantepit, prof. dr. Erdal Bay, shpjegoi se në kuadër të projektit kanë sjellë në Kosovë vlerat kulturore të Gaziantepit.

Bay theksoi se "gastrodiplomacia është një nga modelet e rëndësishme për bashkimin e kulturave të ndryshme" dhe se ata planifikojnë të ndërtojnë ura përmes shijeve.

Nga ana tjetër, të trajnuarit e grupmoshave të ndryshme patën mundësinë të shijojnë shijet e Gaziantepit dhe të mësojnë si t'i bëjnë ato në punëtorinë e kuzhinës së Gaziantepit.

AA