Lajçak në Romë, diskutohet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi / Foto: Miroslav Lajčák/ X / Photo: AA

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, njoftoi se ka pasur një sërë takimesh me zyrtarë italianë në Romë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Lajçak tha se dje ka biseduar me këshilltarin diplomatik të kryeministrit italian, Fabrizio Saggio, zëvendëssekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme Carlo Lo Casha, si dhe drejtorin për Adriatikun dhe Ballkanin, Andrea Cascone.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e tjerë në muajt në vijim”, thuhet në postimin e Lajçak në Facebook.

Greetings from the capital of 🇮🇹 Italy – Rome! I traveled here today for a series of meetings with our Italian partners....

Posted by Miroslav Lajčák on Thursday, February 22, 2024

Lajçak po ashtu ka njoftuar se në fillim të kësaj jave në Bruksel ka shkëmbyer informacione të reja për situatën në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me raportuesen e Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakojani, duke shtuar se “më intensivja” pjesë e javës së kaluar ishte Konferenca e Sigurisë në Mynih.

Kujtojmë që së fundmi reagime në relacionin Kosovë - Serbi shkaktoi edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës me të cilën ndalohej dinari serb për kryerjen e transkasioneve bankare brenda territorit të Kosovës.

Më 27 shkurt në Bruksel, BE-ja konfirmoi se me ftesë të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, është ftuar një takim mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

TRT Balkan