Lajçak: Situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë / Foto: AA

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e vlerëson akoma të brishtë situatën në veri të Kosovës. Ai thotë se, përkundër angazhimit të vazhdueshëm të faktorit ndërkombëtar, tensionet në terren vazhdojnë edhe më tej.

Në një postim në Facebook, Lajçak thotë se dy ditët e fundit i ka kaluar në Bruksel, ku ekipi i tij dhe ai kanë punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar hapat e ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës.

“Fatkeqësisht, pavarësisht ekzistencës së hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë. I gëzuar për interesimin e anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, të cilët më ftuan së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR Gert Jan Koopman për një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në Dialog dhe përpjekjet tona për të ulur tensionet në terren në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.

TRT Balkan / agjencitë