Lajçak: Sulmi në Kosovë, një akt terrorist i dënueshëm                 Foto: Reuters

Në një postim në Facebook, Lajçak e quajti aktin të papranueshëm dhe shprehu solidaritetin e tij me Kosovën. "Kosova përjetoi një sulm të dënueshëm terrorist që synonte infrastrukturën kritike – një akt që e dënova fuqishëm," shkroi ai.

Lajçak gjithashtu pasqyroi angazhimet e tij diplomatike gjatë javës, duke vënë theksin te prioritetet e reja të BE-së.

Ai përmendi se udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian kanë filluar detyrat e tyre duke vendosur zgjerimin e BE-së si një objektiv kyç.

“Presidenti i Këshillit Costa, HR/VP Kallas dhe Komisari për Zgjerim Kos u takuan me liderët e Ballkanit Perëndimor duke dërguar një sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioriteti i tyre,” tha Lajçak.

Emisari i BE-së bëri të ditur se javët e ardhshme do të jenë po aq të ngarkuara, me një kalendar të mbushur me takime dhe misione zyrtare. Ai gjithashtu ndau pjesëmarrjen e tij në një konferencë mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor në Greqi dhe në Forumin MEDays në Marok, duke informuar vendet anëtare mbi zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova Press