Mbi 200 shtëpi të reja do të ndërtohen në komunat veriore të Kosovës / Photo: Elbert Krasniqi/ Facebook

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njofton se MAPL dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës.

Ministri Elbert Krasniqi bën të ditur se mbi 100 shtëpi do të mbulohen me mjete financiare nga ministria, ndërsa, mbi 100 të tjera nga Shoqata.

“Me Halil Kastratin nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata 'Jetimat e Ballkanit', në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjëve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre”, ka shkruar Elbert Krasniqi në Facebook.

TRT Balkan / agjencitë