Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpreson se liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë nën presidencën çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në Slloveni, ku po qëndron për vizitë zyrtare, Osmani tha se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet dhe se nuk ka asnjë arsye për kritere të reja.
Në konferencën e përbashkët për medie, me presidentin slloven, Borut Pahor, Osmani, tha se Kosova është treguar konstruktive në dialog me Serbinë, derisa bëri të ditur se gjatë këtij muaji mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Nga ana tjetër, presidenti Pahor, inkurajoi që procesi i dialogut të vazhdojë dhe dy palët të angazhohen për arritjen e një zgjidhje.
Pahor po ashtu shprehu mbështetjen ndaj rrugëtimit euro-atlantik të Kosovës.
4 Kor 2022
Osmani: Nuk ka asnjë arsye për kritere të reja për libaralizimin e vizave
Kosova me shpresë që liberalizimi i shumëpritur i vizave të ndodhë gjatë presidencës çeke me Këshillin e Evropës
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kosovë, gjenden armë dhe municione në zonën ku jetojnë komunitetet serbe
Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, Zveçan, janë sekuestruar një numër i madh armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake. Dyshohet se mund të jenë të lidhura me sulmin në Banjska, që përfundoi me vdekjen e katër personave.
Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, Kurti: Të merret vendim i drejtë
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për Gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti, duke shtuar se gjuha shqipe tanimë po rrezikohet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore