Për çdo vit Policia e Kosovës konfiskon rreth 1500 armë pa leje të llojeve të ndryshme. Kështu u tha në hapjen e fushatës, "Festo me zemër, jo me armë", të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe UNDP.
"Një person lëndohet nga plumbi qorr në oborrin e tij në Deçan", " U plagos nga një plumb qorr në natën e ndërrimit të viteve, vdes Shpresa Kastrati", janë vetëm disa nga njoftimet që janë prezantuar në ekspozitën e sotme.
Fushata e cila nisi sot synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se përdorimi i armëve pa leje vazhdon të jetë shqetësim për Kosovën.
"Në aspektin e parandalimit, përveç MPB-së edhe akterët tjerë duhet të luajnë rolin në aspektin e vetëdijesimit për pasojat që vijnë nga mbajtja e armëve pa leje. Të gjithë jemi dëshmitarë që në mbarë botën krimi është duke u organizuar jashtëzakonisht shpejt. Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1500 armë të llojeve të ndryshme. Si rezultat i angazhimit, ne kemi avancuar suksesshëm në konfiskimin e armëve. Gjatë vitit 2021 janë konfiskuar 1280 armë, në vitin 2020 1130 armë", ka thënë ai.
Niels Knudsen nga UNDP tha se pothuajse çdo ditë po shënohen incidente që vijnë nga përdorimi i armëve.
"Qarkullimi i këtyre armëve janë ato që shkaktojnë dhunën dhe pabarazinë. Për shkak se siguria ka një ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm. Armët pa leje paraqesin një rrezik për familjen dhe popullatën. Veprat penale bëhen përmes përdorimit të armëve. Momentin që shkrepet një armë, plumbi e ka një cak", ka thënë ai.
Kjo kampanjë do të zgjas katër muaj dhe organizohet edhe në Shkup.
6 Tet 2022
Policia e Kosovës çdo vit konfiskon rreth 1.500 armë pa leje
Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe UNDP sot e nisën fushatën "Festo me zemër, jo me armë", e cila synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta.
Kosova Press
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.