Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkovën. Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale tha se mezi pret që të punojë me presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Presidentja kosovare tha se me homologen nga Maqedonia e Veriut do të punojnë për integrimin euroatlantik, si qëllim kryesor i të dyja vendeve.
"Urime për Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe për t'u bërë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut", ka shkruar presidentja Osmani.
Gordana Siljanovska-Davkova më 8 maj fitoi zgjedhjet presidenciale përballë presidentit aktual Stevo Pendarovski duke u bërë gruaja e parë që zgjidhet presidente në Maqedoninë e Veriut.