Prishtinë, përurohet vepra “Never Say Never” për ish të burgosurit politik.     Foto: AA

Prishtinë, përurohet vepra “Never Say Never” për ish-të burgosurit politikë

Shprehja “Kurrë mos thuaj kurrë” ishte përdorur nga disidenti dhe politikani shqiptar Adem Demaçi, në një diskutim televiziv politik gjatë viteve të 90-ta, atëherë kur luftërat në ish-Jugosllavi kishin shpërthyer.

Në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë është inauguruar vepra e artit “Never Say Never” që u dedikohet të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë në kohën e ish-Jugosllavisë, në vitetet e 80-ta dhe 90-ta, dhe atyre që punuan dhe sakrifikuan për liri.

Prishtinë, përurohet vepra “Never Say Never” për ish të burgosurit politik. AA

Shprehja “Never Say Never” ishte përdorur nga disidenti dhe politikani shqiptar Adem Demaçi, në një diskutim televiziv politik gjatë viteve të 90-ta, atëherë kur luftërat në ish-Jugosllavi kishin shpërthyer.

Autori i veprës, Alban Muja, tha se “Never Say Never” është gjithashtu një thirrje për të mos hequr dorë nga drejtësia, liria dhe pavarësia.

“Edhe pse shqiptarët në kohën e ish-Jugosllavisë kanë bërë diku 12 a 13 për qind të popullsisë, kishin mbi 90 për qind të të burgosurve politikë në ish-Jugosllavi. Andaj, duke menduar dhe provuar që ta rikutojmë kontributin e tyre, 'Never Say Never' që është shprehje e dalë nga tryezat e Adem Demaçit, i cili thërriste dhe luftonte për lirinë dhe pavarësinë të cilën e gëzojmë sot, bashkë me të burgosurit e tjerë dhe të gjithë kontribuesit e tjerë të viteve të 80-ta dhe 90-ta, është kjo vepër që e kemi sot mbrapa”, theksoi Muja.

Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit Hajrulla Çeku tha se ajo se çfarë shënjon monumenti është figura e Adem Demaçit, njërit prej figurave qendrore të rezistencës kombëtare dhe me të tjerët që ishin pjesë e kësaj rezistence.

“Sot po e shtojmë edhe një pikë në qytetin e Prishtinës për ta memorializuar gjithë atë aktivitet, gjithë atë rezistencë kombëtare që e ka udhëhequr zotëri Demaçi, por edhe plot të tjerë”, theksoi Çeku.

Çeku tha se hapësirat publike në Kosovë duhet të vazhdojnë të shndërrohen me më shumë art dhe intersaksion mes publikut dhe veprave të artit.

Vepra “Never Say Never” e autorit Alban Muja u mbështet dhe financua nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama në një fjalë rasti tha se kjo vepër duhet të merret si një pikënisje e gjithë popullit që nëse besohet mund të arrihet çdo gjë.

“Në kohën kur ndoshta shumë pak guximtarë kanë mundur të shprehen lirshëm për këtë fokusin e shqiptarëve në Jugosllavinë e atëhershme, ku e vetmja rrugë për Kosovën është ajo e pavarësisë, e këtë e ka thënë me gjithë shpirt Adem Demaçi midis Beogradit. “Never Say Never”, duhet të merret si një pikënisje e gjithë popullit tonë që nëse ne besojmë mundemi të arrijmë çdo gjë, fjalë që e ngrit vetëbesimin në popullin tonë, është fjalë që i kujton të gjithë të burgosurit politikë që kanë qëndruar stoikë në lidhje me këtë, që po mundemi të jemi të lirë, të barabartë dhe që mundemi të arrijmë atë që besojmë”, tha Rama.

TRT Balkan / agjencitë