Dhjetëra prindër kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës me kërkesë zgjidhjen e problemit të grevës në sektorin e arsimit dhe hapjen e institucioneve parashkollore.
Me mesazhet “Rrofshin gjyshërit”, “Nënat po i humbin vendet e punës”, "Mos ua prishni lumturinë”, “Kush po mendon për nënat që punojnë?”, prindërit kanë shprehur pakënaqësinë me grevën e filluar më 25 gusht nga Sindikata e Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).
Prindërit, pjesë e Këshillit të Prindërve të institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, kanë thënë se mbyllja e çerdheve është e paarsyeshme për ta.
Teuta Jahaj tha se mbyllja e çerdheve është e paarsyeshme dhe e papërballueshme, pasi sipas saj, janë detyruar që të marrin pushim nga puna, e po ashtu t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe private.
“Gati një muaj janë mbyllur çerdhet dhe për neve si prindër është e paarsyeshme dhe e papërballueshme mbyllja e tyre dhe për këtë arsye kemi dashur që të bëjmë një protestë simbolike që qeveria të reflektojë në kërkesat tona”, theksoi ajo, duke shtuar se greva u ka shkaktuar pasoja në gjithë organizimin familjar.
Pas qeverisë protestuesit kanë marshuar deri në zyrat e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Javën e kaluar, përfaqësues të SBASHK-ut, të cilët janë në grevë nga 25 gushti, u ulën në tavolinë me kryeministrin Albin Kurti, por nuk arritën ndonjë marrëveshje për pezullimin e grevës.
Grevistët po kërkojnë nga qeveria 100 euro mbi pagë në muaj, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili ua rritë atyre pagat me koeficient.
Qeveria e Kosovës gjatë këtij muaji ka ndarë buxhet për të ndihmuar disa kategori për t’u përballur me inflacionin, ndër ta, për të gjithë punonjësit e sektorit publik qeveria ndau nga 50 euro për muajt e mbetur të këtij viti.
22 Sht 2022
Protestë në Prishtinë kundër grevës në arsim
Prindërit, pjesë e Këshillit të Prindërve të institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, kanë thënë se mbyllja e çerdheve është e paarsyeshme për ta.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.