ShBA-ja: Serbia t'i lirojë pa kushte tre policët e Kosovës / Foto: AA

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se palët duhet të ndërmarrin "hapa urgjentë" për uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës.

"Besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa urgjentë për të ulur tensionet", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë për media lidhur me tensionet pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia.

Ai theksoi se Serbia "duhet t'i lirojë pa kushte" 3 policët e Kosovës që ka arrestuar.

"Besojmë se që të dyja palët duhet t'i përmbahen pa humbur kohë planit, pikat kryesore e të cilit janë përshkruar nga BE-ja", tha Miller duke thënë se në të ardhmen do të vazhdojnë të jenë në komunikim "me të dyja palët dhe me aleatët në rajon".

AA