ShBA-ja thirrje Kosovës dhe Serbisë për uljen e tensioneve / Foto: AA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershme për uljen tensionet.

Komentet nga Blinken erdhën gjatë një konference për media pas takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë.

Blinken tha se përshkallëzimi i përleshjeve do ta çojë Kosovën dhe Serbinë në “drejtimin e gabuar” dhe kërkoi nga të dy palët të veprojnë me përgjegjësi.

Tensionet janë rritur në Kosovë me protestuesit dhe forcat e sigurisë që u përleshën në komunat veriore të vendit, si pasojë të paktën 30 ushtarë të NATO-s u plagosën.

Sipas burimeve spitalore, mbi 53 civilë po ashtu u plagosën nga shok bombat dhe gazi lotsjellës.

AA