Mos fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme ka ngjalluar reagimin edhe të UNICEF-it. Përmes një kumtesë ata thonë se janë thellësisht të shqetësuar për këtë vonesë.
“Ne duhet ta vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur. UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor në Kosovë, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19”, thonë nga UNICEF-i.
Sipas tyre bota është duke përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.
Ndryshe, debati mes SBASHK-ut dhe Qeverisë për arritjen e një marrëveshje për shtesën prej 100 euro nuk ka dhënë rezultat.
30 Sht 2022
UNICEF-i ndihet i shqetësuar për vonësën e vitit shkollor në Kosovë
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët - UNICEF përmes një kumtesë ka theksuar se interesi i fëmijëve duhet të jetë në rend të parë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Monumenti i simbol i pavarësisë së Kosovës "NEWBORN" merr pamje të re
"E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona", ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit të pavarësisë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.