Publikohen memoaret e Princit Harry “Spare”, kërkesë e madhe nga lexuesit.     Foto: Reuters

"Spare", (Rezervë) një autobiografi e Princit Harry të Mbretërisë së Bashkuar, doli zyrtarisht në shitje të martën ndërsa libraritë në Londër u hapën në mesnatë për të përmbushur kërkesat e larta të klientëve, njoftuan mediat lokale.

Emri i librit vjen nga një përdorim tradicional midis familjeve mbretërore pasi djali i parë është trashëgimtari dhe i dyti është "rezervë" në rast se i ndodh ndonjë gjë të parëlindurit.

Në librin e tij, Harry akuzon familjen e tij mbretërore, madje pretendon një sulm fizik nga vëllai i tij i madh, Princi William, pasi marrëdhënia e tyre vuajti për shkak të martesës së Harrit me aktoren amerikane Meghan Markle.

Ndër të tjera, ai përshkruan se si e humbi virgjërinë, përdorimin e drogës si adoleshent dhe tregon se ka vrarë 25 persona ndërsa shërbente në Afganistan si pjesëtar i ushtrisë britanike, për të cilën u dënua nga talebanët.

Uilliam "e uli ujin, më thirri me një emër tjetër dhe më pas erdhi drejt meje", shkroi Harry. “Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Kaq shumë shpejt.”

Vëllai i vogël vazhdoi: “Më kapi për jake duke më grisur gjerdanin dhe më rrëzoi në dysheme. Rashë në tasin e qenit, i cili u plas nën shpinë dhe copat më prenë. U shtriva për një moment, i trullosur, më pas u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë.”

Harry tha gjithashtu se Uilliam i kërkoi të kundërpërgjigjej, si përleshjet që patën kur ishin fëmijë, por ai refuzoi.

Lexuesit britanikë kanë marrë tashmë kopjet e tyre të autobiografisë disa ditë përpara publikimit të saj global.

Libraria e famshme Waterstones pretendohet se ka thënë se libri i Harryt ka qenë një nga "titujt më të mëdhenj të porositjes paraprake për një dekadë".

Në një televizion amerikan vitin e kaluar, çifti u ankua për racizëm ndaj Markle në Pallatin Buckingham.

Ata pretenduan se të paktën një anëtar i moshuar i familjes vuri në dyshim ngjyrën e lëkurës së foshnjës së palindur të çiftit Archie dhe se Meghan u përball me presion të madh emocional në pallat.

TRT Balkan / agjencitë