Labirinti më i madh i borës në botë në qytetin polak Zakopane po lufton me mungesën e borës këto ditë.
Pamjet ajrore tregojnë se nuk ka borë rreth labirintit.
Labirinti është ndërtuar gjatë viteve 2015 dhe 2016 në një sipërfaqe prej 2.500 metrash katrorë. Kapaciteti më pas u rrit në 3.000 metra katrorë. Qytetarët dhe turistët e vizitojnë në numër të madh këtë atraksion.
Zakopane është një qytet në Poloninë jugore, në buzë të Parkut Kombëtar Tatra, i cili, si ai varg malor, shtrihet edhe përmes Sllovakisë fqinje.
Kodrat mbi Zakopane janë një vend i preferuar pikniku gjatë gjithë vitit dhe në dimër kjo pjesë e Tatras së gjelbër shndërrohet në një vendpushim popullor skish dhe në përrallën Snowlandia, një park aventure dimërore me atraksione të shumta imagjinative që mund t'i shijojnë të gjithë fëmijët, pavarësisht moshës.
Snowlandia u ndërtua si një park tematik dimëror për t'i argëtuar turistët dhe vizitorët në Zakopane. Parku ndodhet poshtë kërcimit ndërkombëtar të skive Wielka Krokiew.
Në kryeqytetin dimëror të Polonisë, gjatë stinës së dimrit ka gjithnjë e më pak reshje bore dhe temperaturat janë mbi zero, gjë që e vështirëson turizmin dimëror.