Themelet bashkëkohore për Portin e Beirutit u vendosën gjatë sundimit osman.
Suheyl Muneymine, kreu i Fondacionit të Trashëgimisë së Beirutit me bazë në Liban, është një nga njerëzit që kryen kërkime të rëndësishme mbi historinë e portit, një monument i rëndësishëm osman.
Sipas tij, Porti i Beirutit, i cili u shkatërrua nga një shpërthim i madh dy vjet më parë në Liban, u rinovua gjatë periudhës osmane dhe u modernizua nga Sulltan Abdulhamid II.
Porti, i cili përbën një burim të rëndësishëm të ardhurave për Libanin, u bë kryesisht i papërdorshëm në shpërthimin e madh të 4 gushtit 2020. Kohët e fundit u prishën edhe magazina e drithit në vend.
Themelet e portit modern u hodhën për herë të parë gjatë periudhës osmane në mënyrë që ai të kontribuonte në ekonominë e vendit.
Muneymine, i cili ka qasje në arkivat osmane në Istanbul, tha për Anadolu Agency, se ai zbuloi fotografi të portit në vitin 2016, i cili u rindërtua gjatë sundimit të Abdulhamidit II.
Muneymine deklaroi se sipas fotografive që ka marrë nga arkivat osmane, rindërtimi i portit ka ndodhur në vitet 1890.
Ai deklaroi se porti ka mijëra vjet histori, por sulltanët osmanë luajtën rol të rëndësishëm në rinovimin e tij kryesor dhe lidhjen e tij të plotë me rrugët tregtare botërore.
Duke vënë në dukje se Libani ishte nën sundimin e Shtetit Osman nga viti 1516 deri në vitin 1918, Muneymine, thekon se Shteti osman vendosi të rindërtonte Portin e Beirutit që nga viti 1880.
“Qëllimi ishte të forconte lidhjen tregtare midis Beirutit dhe Istanbulit, si dhe të siguronte një port model për Beirutin. Ndërtimi filloi gjatë sundimit të Abdulhamid Hanit dhe zgjati rreth dy vjet. Me përfundimin e projektit, në port u ndërtuan dogana, administra e biznesit, magazina, strehimorja dhe binarët e trenit treni”, Muneymine.
Sipas tij, në port kishte vetëm një terminal dhe asnjë qendër administrative dhe doganore përpara se të merrej vendimi për rinovim. Ai theksoi se me zbatimin e projektit, porti fitoi rëndësi ndërkombëtare.
Historiani libanez potencoi se vendimi për të lidhur portin me hekurudhën Damask-Beirut ishte një vendim strategjik, duke çuar në krijimin e lidhjeve të forta tregtare midis Beirutit dhe Evropës.
Ai deklaroi se Abdulhamid Han ndërtoi shumë pallate dhe zyra qeveritare që janë ende të paprekura për Libanin, dhe proceset e rindërtimit u dokumentuan dhe u arkivuan nga fotografë profesionistë.
Muneymine tha se ka fotografi të ndërtimit ose rinovimit të shumë veprave, përfshirë portin, në koleksionin e Fondacionit të Trashgimisë të Beirutit.
Ai falënderoi gjithashtu Türkiye-n, që i lejuan të ketë qasje në fotografitë dhe lejimin e depozitimit të kopjeve në fondacion.
Më 4 gusht 2020, në Portin e Beirutit, shpërtheu një zjarr në magazinën që përmbante lëndët plasëse dhe më pas pasoi një shpërthim shumë i fortë që tronditi të gjithë qytetin.
Autoritetet thanë se rreth 200 njerëz vdiqën në shpërthim, më shumë se gjashtë mijë të tjerë u plagosën dhe 300 mijë njerëz u zhvendosën për shkak të shpërthimit
6 Gus 2022
Cili sulltan osman e modernizoi Portin e Beirutit?
Qytetarë e Beriutit dy vite më parë u tronditën nga shpërthimi i madh që ndodhi në port. Qindra njerëz vdiqën, mijëra u plagosën
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore