Ditën e djeshme ka ndërruar jetë personi më i vjetër në botë, murgesha franceze 118-vjeçare Lucille Randon.
Siç raportojnë mediat franceze, zyrtarët në shtëpinë e të moshuarve në Toulon, në jug të Francës, ku ajo po qëndronte, thanë se murgesha Randon vdiq në shtratin e saj.
Lajmi mbi vdekjen e Nun Randon ka pikëlluar shtëpinë e të moshuarve, ndonëse sipas tyre ka qenë vetë Randon ajo e cila nuk kishte mundur ta përballojë një jetë më të gjatë se kjo.
Ajo ndër vite kishte qenë pothuajse plotësisht e verbër dhe në një karrige me rrota.
Lucille Randon lindi në shkurt 1904.
Titullin e personit më të vjetër në botë Randon e mbante që nga 25 prilli i vitit të kaluar.
Po ashtu, tashmë e ndjera Randon arriti ti mbijetojë edhe pandemisë dhe sëmundjes Covid-19 në fillim të vitit 2021.