Dijetari musliman me ndikim Sheiku Jusuf al-Karadavi sot ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, lajmi u bë i ditur nga llogaria e tij zyrtare në Twitter.
Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) me bazë në Doha konfirmoi gjithashtu vdekjen e studiuesit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
“Jusuf al-Karadavi, themeluesi i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, i cili jetën e tij ia kushtoi shpjegimit të udhëzimeve Islame, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Jusuf al-Karadavi lindi në shtator të vitit 1926 në Egjipt. Shkollimin universitar e kreu në Al-Azhar.
Ai ishte kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë që nga themelimi i tij në 2004 deri në 2018.
Al-Karadavi jetoi në Katar për vite me radhë.
26 Sht 2022
Ndërron jetë dijetari еl-Karadavi
Jusuf al-Karadavi ishte kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë që nga themelimi i tij në 2004 deri në 2018.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore