Abazoviq: Mbështejta e Kosovës në KiE nuk është kundër Serbisë.     /Foto: AA

Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi dhe vendi po udhëheq një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente, ka thënë kryeministri malazes Dritan Abazoviq.

Ai sot në seancën kontrolluese në Kuvendin e Malit të Zi, lidhur me vendimin që Mali i Zi të mbështesë hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se një vendim i tillë nuk ka qenë i drejtuar kundër Serbisë.

Në seancën e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe për Emigrantë të Kuvendit të Malit të Zi tha se është befasuar nga iniciativa për një seancë kontrolluese.

“Nuk do të habitesha nëse do të votonim kundër, kështu që nëse do të ishte thirrur një seancë kontrolli, atëherë do të ishte e justifikuar”, tha Abazoviq.

Ndryshe, ai shtoi se interesi i Malit të Zi për këtë është më i madh dhe se reflektohet në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

TRT Balkan / agjencitë