Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik                             Foto: AA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati një takim të enjten në Beograd me ministrin iranian të Telekomunikacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit, Sayed Sattar Hashemi. Pas takimit, Vuçiq shprehu kënaqësinë për bisedën miqësore dhe falënderoi për letrën e presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, që konfirmoi pjesëmarrjen e Iranit në EXPO 2027.

Ata diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Iranit, veçanërisht në sektorët e energjisë, turizmit shëndetësor, bujqësisë dhe TIK-ut. U fol gjithashtu për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e teknologjive të informacionit, i cili do të kontribuonte në zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe përmirësimin e infrastrukturës së informacionit dhe sigurisë.

Vuçiq gjithashtu falënderoi Iranin për mbështetje të pandryshuar në integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, duke theksuar respektin e Teheranit për parimet ndërkombëtare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua të enjten në Beograd me ministrin iranian të Telekomunikacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit, Sayed Sattar Hashemi.

Pas takimit, Vuçiq tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e Iranit në EXPO 2027.

"Diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Iranit dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik në të gjitha fushat ku ka mundësi. Folëm për mënyrat më të mira për të shfrytëzuar potencialet tona në sektorët e energjisë, turizmit shëndetësor, bujqësisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).

Në këtë drejtim sipas tij ata u ndalën edhe në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e teknologjive të informacionit, i cili do të ndihmojë zhvillimin e zgjidhjeve inovative në telekomunikacion, aftësitë digjitale, sigurinë e informacionit dhe ndërtimin e qendrave të të dhënave.

Vuçiq po ashtu shprehu mirënjohjen e tij për qëndrimin e palëkundur të Iranit në mbështetje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, duke theksuar se ky qëndrim tregon respektin e fortë të Teheranit për parimet e së drejtës ndërkombëtare.

TRT Balkan / agjencitë