Kosovë, qytetarët përgatiten për Muajin e Ramazanit. / Foto: AA

Besimtarët muslimanë në Republikën e Kosovës kanë filluar përgatitjet për Muajin e Ramazanit.

Në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, kanë filluar përgatitjet me pastrimin e hapësirave të xhamisë brenda, të llambës së madhe, xhamave të dritareve dhe tepihut.

Besimtarët po ashtu në këtë xhami po marrin edhe fletë ku janë shkruar kohët e iftarit dhe syfyrit si dhe datat e rëndësishme brenda Muajit të Ramazanit.

Qarkullimi është shtuar edhe në Pazarin e Vjetër të Prishtinës.

Këtu shitësit janë furnizuar tashmë me ushqime specifike të cilat konsumohen më së shumti në Ramazan.

Hurmat, llokumet dhe arrorët janë ato që blihen më së shpeshti në tezgat e pazarit.

Bashkësia Islame e Kosovës e ka konfirmuar gjatë ditës se Ramazani do të fillojë më 1 mars 2025.

TRT Balkan / agjencitë