Presidentja Osmani priti në takim nxënësit e Maarif, fitues në STEM 2024               Foto: AA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim nxënësit e International Maarif Schools of Kosova, fitues në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024, transmeton Anadolu.

Zyra e Presidentes nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se Osmani priti grupin e nxënësve të Maarif, të shoqëruar nga drejtori i shkollës, Ömer Akpinar, zëvendësdrejtoresha Azemine Kukaj dhe zëvendësambasadorja e Türkiyes në Prishtinë, Şeyda Çimeli Aydın.

Gjatë takimit, presidentja Osmani përgëzoi nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024, ku ekipi prej 14 nxënësish fitoi gjithsej 19 medalje, përfshirë 3 vende të para në kategorinë prestigjioze “Best of the Best” për shkencë.

“Kjo arritje dëshmon përkushtimin e tyre dhe të institucionit arsimor International Maarif Schools of Kosova, pjesë e një rrjeti global që operon në mbi 43 vende të botës”, shkroi Presidenca Kosovare.

TRT Balkan / agjencitë