AKI-ja jep detaje për vizitën e Shefit të CIA-s në Kosovë.    /Foto: AKI

Në komunikatën e AKI-së thuhet se në selinë e tyre është zbuluar një pllakë e cila përmban një mesazh: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”, thotë AKI-ja.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), dy javë pasi shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, qëndroi në Kosovë, ka publikuar të dhëna nga kjo vizitë.

Në komunikatën e AKI-së thuhet se në objektin e tyre qëndror u zbuluar edhe një pllakë e cila përmban një mesazh. “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”, thotë AKI-ja.

Ky mesazh sipas tyre është i ushtarakut amerikan Joseph Burns, i cili ia kishte transmetuar birit të tij, shefit aktual të inteligjencës amerikane, William Burns”, njofton AKI-ja.

Pllakën e zbuluan dy drejtorët, nikoqiri Petrit Ajeti dhe homolugi i tij amerikan William Burns.

TRT Balkan