Duke filluar nga ky vit, nxënësit nga gjashtë vende të Ballkanit mund të ndjekin shkollat e mesme profesionale dhe teknike ndërkombëtare në Republikën e Türkiye-s pa pagesë dhe me akomodim të garantuar, bursa, sigurime shëndetësore dhe përfitime të tjera.
Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Türkiye-s dhe Drejtoria për Diasporën dhe Komunitetet e Përafërta të Republikës së Türkiye-s (YTB) në qershor të këtij viti nënshkruan një protokoll që u mundëson nxënësve nga Ballkani të ndjekin njërën nga shtatë shkollat e mesme në Türkiye.
Programi u krijua për studentë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Afro 60 nxënës nga këto vende do të mund të regjistrohen në shtatë shkolla të mesme në gjashtë qytete turke. Këto janë shkollat e mesme ndërkombëtare Anadolu në Ankara, Balikesir, Bursa, Konya, Ordu dhe dy shkolla në Istanbul.
Këto shkolla të mesme janë njohura në fushën e teknologjisë ushqimore (Ankara), teknologjisë së minierave (Balıkesir), teknologjisë së projektimit mekanik (Bursa dhe Istanbul - Bahçelievler), teknologjisë së energjisë së rinovueshme (Istanbul - Beşiktas), teknologjisë së automatizimit industrial (Konya) dhe elektrike dhe inxhinieri elektronike (Ordu).
Në këto shkolla të mesme në Türkiye mund të regjistrohen të gjithë nxënësit që kanë përfunduar shkollat fillore në këto gjashtë vende të Ballkanit. Këtë mundësi e kanë nxënësit e lindur pas datës 1 janar 2006, të cilët nuk janë shtetas të Türkiye-s dhe prindërit e të cilëve nuk kanë shtetësi të dyfishtë që përfshin atë turke.
"Ne vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të siguruar arsim cilësor," tha Ministri i Arsimit i Türkiye-s Mahmut Özer pas nënshkrimit të protokollit në qershor të këtij viti.
Siç tha ai, tashmë në këto shkolla mund të vijnë fëmijë dhe të rinj nga vendet që i kanë për zemër dhe të marrin arsim profesional dhe në të njëjtën kohë do të japin një kontribut shumë të rëndësishëm për Türkiye-n në diplomacinë publike afatgjatë.
“Suksesi i deritashëm i nxënësve është gjithashtu i rëndësishëm dhe ne preferojmë që ata të jenë nxënës që kanë mbaruar shkollën fillore me të paktën 70 pikë në sistemin e notimit me njëqind pikë. Gjithashtu, kjo vlen edhe për nxënësit që kanë mbaruar shkollën fillore jo më shumë se dy vjet”, tha më parë Faruk Berat Akçesme, këshilltar për arsim në Ambasadën e Republikës së Türkiye-s në Sarajevë.
Aplikimet kanë filluar nga data 12 shtator dhe do të zgjasin deri më 19 shtator. Provimi me shkrim do të mbahet më 22 shtator, kurse me gojë nga data 22 deri më 23. Rezultatet do të shpallen më 24 shtator, kurse fillimi i shkollimit nisë më 17 tetor.